English

PS: Itinerari i protestës, ku do zhvillohet

Tiranë, 18 shkurt, NOA – Selia rozë ka bërë me dije paraditen e sotme itinerarin ku do të zhvillohet protesta e sotme, e parashikuar prej saj në orën 16.00.

“Në orën 15.30, do të fillojë grumbullimi në 4 pika qendrore të cilat janë:

- Zogu i Zi, për të marshuar më pas në rrugën “Mine Peza”

- Stacioni i trenit, për të marshuar më pas në bulevardin “ Zogu I”

- Para Fakultetit Filologjik, për të marshuar më pas në rrugën e Elbasanit

- Pranë 21 Dhjetorit, për të marshuar më pas drejt Rrugës së Kavajës.

Më pas, Partia Socialiste raporton se këto marshime do të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, për të vazhduar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pika e përfundimit të marshimit do të jetë para Kryeministrisë, ku do të mbahen dhe fjalimet përkatëse.

Bëhet me dije se fjalimi përmbyllës do të jetë i kryetarit të PS-së, Edi Rama, në emër të Opozitës së Bashkuar.

n.e/NOA

KOMENTE