Tiranë, 18 shkurt 2011, NOA- Menjëherë pas deklaratës së deputetit demokrat Aldo Bumçi, i cili falënderoi qytetarët që sipas tij braktisën protestën e opozitës, ka reaguar selia rozë.
Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa iu kundërpërgjigj Bumçit duke thënë: “Aldo, në 21 janar the 3 mijë, sot thua 7 mijë! Pra dhe ti e pranon se sot ishin dy herë më shumë se në 21 janar. Ishin 200 mijë sot Aldo, herën tjetër do jenë 300 mijë!”
Më tej ajo shtoi: “Do vijnë edhe për ty që të mos bëhesh më gazi botës mbasi të të çlirojmë nga Saliu. Saliu duhet të largohet që të rivendoset demokracia, në Shqipëri po edhe në PD”.
a.y/NOA