English

Rama: Bota nuk të do ty, Europa nuk të do ty, mbështesin Shqipërinë si mike, jo si palë

NDIQNI FJALIMIN E PLOTE DHE NE VIDEO

Tiranë, 18 shkurt 2011, NOA- (Update) Gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve, kreu i opozitës Edi Rama, bëri thirrje të vazhdueshme për largimin e Kryeministrit Sali Berisha.

“Saliu thotë nuk iki dhe nuk pranoi zgjedhje të reja, kështu thonë gjithmonë të pazgjedhurit, nuk iki, sepse ai e di që po të bëhen zgjedhje të reja nuk do rri dot në pushtet. Duhet të largohesh Sali, mos rri aty nga frika dhe as mos e shih këtë si çështje burrërie. Burrëri është të pranosh sfidën dhe jo ti ikësh asaj, duke qëlluar me pushkë mbi popullin e tij. Burrërinë e kanë Kryeministrat që zgjidhen nga populli i tyre, jo ti”, u shpreh Rama para mbështetësve të opozitës, në rrugën e protestave.

Sipas tij, Meta me të cilin u ngrit koalicioni i turpit, së bashku me Kryeministrin Berisha, duhet të pranojnë vullnetin e popullit me zgjedhje, dhe të pranojnë fajin duke hapur rrugën për krijimin e një qeveri tjetër, të re dhe të dalë nga populli..

Kryeopozitari shtoi se, “Ti po tenton të heqësh nga vetja, atë që nuk heq dot as nga vetja, është të qenit jetëmarrës i këtij populli që pasi i more votën dhe i vodhe pasurinë, more edhe jetën”.

Sipas Ramës, qeveria ka rënë që në 28 qershor 2009, dhe shtoi faktin se tashmë rri në këmbë vetëm regjimi i ngritur me vota të vjedhura që mbahet në këmbë me pushkët e ngritura, të cilët, sipas kryesocialistit mund të vrasin të tjerë njerëz të pafajshëm por nuk e shpëtojnë dot pushtetin e kusarisë.

“Ty të duket si puçiste e gjithë Shqipëria, gënjen veten dhe njerëzit përditë, kur thua se bota të mbështet ty, Europa të do ty, ndërkohë që të gjithë ndërkombëtarët mbështesin Shqipërinë e jo ty, si miq të shqiptarëve dhe jo si palë”, deklaroi Rama në vijimin e fjalës së tij të mbajtur, për afro një orë.

Më tej ai shtoi se, i gjithë populli është në bulevard, është aty dhe është me gjithë Shqipërinë duke kërkuar një gjë, që s’mund ti mohohet dot edhe për shumë kohë, zgjedhje të reja dhe të ndershme.

Në përfundim ai tha se, “Demonstrata do jenë përditë e përjavë edhe më të mëdha, në emër të gjithë atyre që 20 vjet më parë ëndërruan demokracinë, që sot ti Sali Berisha, po i nxjerr sërish në rrugë kundër regjimit tënd vrastar, të kusarisë”.

a.y/NOA

NDIQNI FJALIMIN E PLOTE DHE NE VIDEO

pjesa e pare

[media id=143 width=600 height=440]

pjesa e dyte

[media id=144 width=600 height=440]

pjesa e trete

[media id=145 width=600 height=440]

pjesa e katert

[media id=146 width=600 height=440]

KOMENTE