Paris, 18 shkurt, NOA - Rritja e vazhdueshme e çmimeve të ushqimit dhe mallrave të domosdoshëm për jetën, do të mbledhë në një takim urgjent, ministrat e Financave të 20 vendeve më të industrializuara të botës.
I ashtuquajturi Grupimi G-20, pritet që të mblidhet në Paris, në një samit dy-ditor, ku do të marrë në diskutim gjithçka po ndodh me rritjen e çmimeve në botë.
Por sidomos ajo që i shqetëson më shumë ekspertët është rritja e çmimit të drithërave dhe e karburanteve.
Ditët e fundit, situatën e rëndë të krijuar me ushqimin në botë e kritikoi edhe vetë Banka Botërore, sipas të cilës, gjendja e çmimeve paraqitet tej alarmuese, duke cituar se ato do të zhysin në varfëri 44 milion njerëz më shumë.
n.e/NOA