E enjte, 18 shkurt 2011, NOA- Sarah Jessica Parker deklaron se “Sex and the City” do të rikthehet sërish.
Ndërsa pjesët e fundit të këtij seriali kanë qenë zhgënjyes për sa i përket fitimeve, aktorja deklaron se ky nuk ëshët fundi i serialit.
“Ka mbetur edhe një histori e fundit pa treguar. E di se duhet të rikthehemi përsëri për ta përfunduar. Mbase jo në këtë moment, mbase pas pesë vitesh, por kam bindjen se “Sex and the City” nuk ka përfunduar ende”, është shprehur për mediat Parker.
Në këto momente aktorja është e angazhuar në projekte të tjera kinematografike, por sërish shprehet se ndihet shumë e lidhur me këtë seria.
a.y/NOA