Tiranë, 18 shkurt, NOA – Tre persona janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Tiranës pasi kanë tentuar të vrasin një tjetër person. Të arrestuarit janë; Mario Ferit Sefa, 21 vjeç, Emilard Ymerli Sulejmani, 26 vjeç, Arbër Shefqet Krashi, 21 vjeç, të tre banues në Kodër Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur në datën 10 shkurt në Paskuqan, kur pas një zënke tre të rinjtë kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, 23 vjeçarin Astrit Ramadan Skana, banues në Paskuqan Tiranë.
Sipas policisë incidenti ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti në Paskuqan, pas një grindje për motive të dobëta. Fillimisht katër personat janë konfliktuar me njëri - tjetrin dhe më pas tre të rinjtë kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 23-vjeçarin.
Pre disa ditës tre të rinjtë ishin shpallur në kërkim, ndërkohë që vetëm mbrëmjen e djeshme policia ka arritur të saktësojë vendndodhjen e tyre dhe arrestimin.
a.k/NOA