English

Thaçi nis zyrtarisht punën për krijimin e qeverisë, Krasniqi e emëron mandatar

Prishtinë, 18 shkurt 2011, NOA- Presidenti në detyrë i Kosovës Jakup Krasniqi, ditën e sotme emëroi Hashim Thaçin si të mandatar për formimin e qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.

“Sipas vendimit mandatari i nominuar, zoti Hashim Thaçi ftohet që në afatin më të shkurtër kohor të bëjë koalicionet e nevojshme me partitë politike për të formuar koalicionin për qeverinë e re dhe të dalë me propozim para Kuvendit të Republikës së Kosovës”, njoftoi Presidenca e Kosovës.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë, vetë Thaçi deklaroi se, gjatë javës së ardhshme qeveria e re do të jetë gati.

a.y/NOA

KOMENTE