Tiranë, 18 shkurt, NOA – Pavarësisht marrëdhënieve më shumë se të tendosura mes Presidentit dhe mazhorancës përkujtimi i 20 vjetorit të rënies së komunizmit, mund të jetë një nga datat që bashkon të djathtën.
Por në mungesë të një axhende të përbashkët të paralajmëruar nga mazhoranca, kreu i shtetit ka menduar të organizojë një aktivitet të veçantë për festën e rrëzimit të monumentit të ish-diktatorit.
Zyra e Presidencës njofton se ditën e hënë më datën 21 shkurt 2011, në orën 12:00 do të inaugurohet Foto-Ekspozita “Demokracia nuk ndërtohet mbi harresën”.
Në këtë aktivitet do të paraqiten foto të rralla të momenteve më të rëndësishme të ngjarjeve të shkurtit të vitit 1991.
Aktiviteti organizohet nën kujdesin e Presidentit Topi.
a.k/NOA