Laç, 18 shkurt, NOA – Dy persona janë ekzekutuar me armë paraditen e sotme nga një i tretë, duke shkaktuar një gjendje të nderë në veri të vendit.
Kjo pasi ngjarja ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë-Milot, konkretisht në vendin e quajtur Fushë Gjorm dhe gjithë zona përreth është tronditur prej saj.
Siç bën me dije paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA, korrespondenti ynë nga vendngjarja, viktimat 50-vjeçari Ndoc Zima dhe Vlash Gjeçi 45 vjeç.
Që të dy, janë qëlluar me armë në një lokal pranë një pike karburanti.
Ndërkaq, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ... (vijon)
n.e/NOA