Tiranë, 19 shkurt, NOA – Dy persona janë arrestuar dje nga Policia e Tiranës pasi kanë kundërshtuar dhe fyer punonjësit e policisë. Të arrestuarit janë; Neki Pajo Lamaj, 23 vjeç dhe Josif Pajo Lamaj, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë. ,
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur dy personat janë konfliktuar me punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë.
Dy personat fillimisht kanë refuzuar të zbatojnë urdhrin e policisë, ndërkohë që më pas dhe i kanë fyer ata.
Policia bën të ditur se ndaj tyre kanë nisur procedurat penale për kundërshtim të uniformave blu.
a.k/NOA