Tiranë, 19 shkurt, NOA – Kryeministri Sali Berisha ftoi sot gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve që do të zhvillohen nesër për 20-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit, Enver Hoxha.
Ai u shpreh se “përmbysja e bllokut dhe shtatores përben një nga kryeveprat më të mëdha të opozitës”.
Ai deklaroi se ata që u besojnë lirisë dhe vlerave evropiane, nesër duhet të jenë në shesh.
“Nesër është dita e kujtesës kombëtare, nderimit, vuajtjeve, persekutimeve torturave çnjerëzore, genocidit dhe krimeve kundër njerëzit që regjimi i Hoxhës kreu ndaj shqiptarëve në 45 vite të sundimit të vendit”, tha Berisha.
Ai u shpreh se nesër është një nga ditët më të veçanta të kombit. “Jam këtu për tu futur juve të dashur qytetarë të bashkohemi nesër në koncertin tonë festiv, të nderojmë këtë ditë që qëndron në themel të dinjitetit tonë njerëzor. Jam këtu për tu ftuar të bashkohemi nesër në koncertin tonë festiv për të nderuar së bashku qëndresën, vuajtjet, torturat, internimet kolektive të pothuaj ¼ së kombit shqiptarë nga Hoxha dhe bllokmenët e tij. Ftoj nesër gjithë shqiptarët që i besojnë lirisë dhe vlerave të saj”, tha Berisha.
a.k/NOA