E shtunë, 19 shkurt 2011, NOA- Një varg akuzash janë ngritur ndaj paramilitarit Serb, Veselin Vllahoviç.
Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës ka ngritur aktakuzë ndaj tij, për krime kundër civilëve gjatë luftës në Bosnjë.
Vllahoviç akuzohet për “ekzekutime, dhunime, paraburgim, grabitje, torturë fizike dhe psikike” të viktimave myslimane dhe kroate.
Krimet për të cilat ai akuzohet janë kryer në vitet 1992 dhe 1993 në rrethinat e Sarajevës.
Vllahoviç është arrestuar në Spanjë dhe u është dorëzuar autoriteteve boshnjake vitin e kaluar.
Brenda pak kohësh, akuzat për krime lufte vijnë të përsëritura në rajonin e Ballkanit.
a.y/NOA