Londër, 19 shkurt, NOA - Tashmë celularët do të kenë edhe një buton që të lidh direkt me rrjetet sociale, pa qenë nevoja që të hysh fillimisht në brozerin e internetit. Ideja për një buton direkt është hedhur kompania “HTC” me dy modele telefonash, “ChaCha” dhe “Salsa”. Ndërkohë që emri me të cilin janë pagëzuar nga media është “Facebook-phone”. Objektivi është që të bëhen më të shpejt operimet në “Facebook”.
Me anë të dy telefonave të rinj, pasi bëni një foto, mund ta shkarkoni atë në në rrjetin social vetëm me anë të shtypjes së një butoni.
Në të njëjtën kohë mund të kaloni një këngë, gjatë kohës që e dëgjoni në telefon, edhe tek miqtë tuaj në “Facebook”.
E reja tjetër e dy modeleve të telefonave është se është vet telefoni ai që të njofton se kur duhet të bëni shtimin e fotos ose shpërndarjen e një materiali që keni. Sinjali jepet kur ndizet drita e butonit që ju lidh me rrjetin social.
Nga ana tjetër, telefoni ka një format me interesant për mesazhe. Ju mund t’i shihni mesazhet që ju vijnë në “Facebook” në formën e mesazheve të zakonshëm.
Si modelet “Cha Cha” dhe “Salsa” janë smartphone Android dhe kanë një kamerë prej 5 megapixel.
NOA