English

Digjet makina e gazetarit, dyshohet për shkak të detyrës

Vlorë, 19 shkurt 2011, NOA- Gjatë natës së sotme, në qytetin e Vlorës është djegur makina e një gazetari.

Burime zyrtare nga policia njoftojnë se pronari i automjetit, Gentian Bellaj punon si korrespodent në një televizion privat.

Mësohet se rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm makina është përfshirë nga flakët, duke u konsideruar nga ana e gazetarit si një paralajmërim që i bëhej këtij të fundit.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht, kjo për shkak të detyrës.

Sipas të dhënave nga automjeti i djegur, makina fillimisht ishte djegur në dy vende, çka ka bërë që më pas zjarri ta përfshijë të gjithën.

a.y/NOA

KOMENTE