English

Egjipt gjendet statuja e humbur

Egjipt, 19 Janar NOA - Statuja e Akhenaton, një prej 8 pjesëve me vlerë të vjedhur në muzeun egjiptian të Kairos në fillim të kryengritjes së popullore, është gjetur. Lajmi është njoftuar nga ministri i antikiteteve, Zahi Hawass. Statuja është dorëzuar nga një profesor i Universitetit amerikan të Kairos, Sabri Abdel Rahman dhe kjo pasi nipi i tij e kishte parë pranë një sheshi mbeturinash në pjacën Tahrir. Statuja prej 7 centimetrash gjatësi, tregon mbretin teksa bën oferta. Faraoni Akhenaton ishte në qeveri gjatë XIII Dinasti dhe në bazë të testit të ADN-së rezultoi të ishte babi i djalit-mbret Tutankhamon.

r.b/NOA

KOMENTE