English

Egjipt, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, kandidon për President

E shtunë, 19 shkurt 2011, NOA- Pas largimit nga posti i Presidentit të Egjiptit, të Hosni Mubarak shfaqen zërat e parë për zëvendësimin e tij.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Amre Mussa i cili ka deklaruar për herë të parë zyrtarisht se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Egjipt për postin e Presidentit.

Mediat Arabe, deklarojnë se diplomati i karrierës 74 vjeçar konsiderohet si kandidati kryesor pas rrëzimit të Presidentit Egjiptian Mubarak nga posti i presidentit.

Amre Mussa është që nga vitit 2001 Sekretar i Përgjithshëm i Ligës Arabe dhe mendohet si një kandidat serioz për këtë post.

a.y/NOA

KOMENTE