Tiranë, 19 shkurt, NOA – Dy vëllezër janë arrestuar dje nga policia e Tiranës pasi dyshohen si autorët e grabitjes së rreth 30 metrave kabull telefoni. Personat e arrestuar janë Mariglen Xheladin Nela, 21 vjeç dhe Bruno Xheladin Nela, 19 vjeç, të dy banues në Yzberisht, Tiranë.
Dy të rinjtë janë ndaluar mesditën e djeshme pas denoncimit që është bërë nga punonjësit e kompanisë “Albtelekom”.
Personat e arrestuar kishin menduar që ta shisnin materialin e grabitur, vlera e të cilit arrinte rreth 130 000 lekë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat dy të rinjve është gjetur kabulli telefonik i prerë në disa pjesë.
a.k/NOA