English

Hapën gjatë natës një lokal, hajdutët depërtuan përmes murit te dyqani i bizhuterisë

Patos, 19 shkurt, NOA - Në qytetin e Patosit është hapur me mjete të forta një lokal dhe menjëherë sapo forcat e policisë janë informuar mbi ngjarjen, ato shkuan në vendin e ngjarjes dhe filluan të kryejnë veprimet e para hetimore e proceduriale.

Siç konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, gjatë natës persona të paidentifikuar kanë hapur me mjete të forta lokalin bar-kafe në pronësi të personit me inicialet Kastriot P. dhe më pas, kanë prishur murin ndarës të tij, për të hyrë në ambjentet e dyqanit të bizhuterisë në pronësi të personit me emrin Gëzim Sh., nga ku kanë marrë prej aty një sasi bizhuterish.

Hetimet vazhdojnë të kryhen intensivisht për dokumentimin e plotë ligjor të veprës penale dhe identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarje.

n.e/NOA

KOMENTE