SHBA, 19 Shkurt NOA - HTC ka prezantuar në Mobile World Congress që u zhvillua në Barcelonë, një smartphone, që duhet thënë se i ka zhgënjyer së tepërmi klientët e markës taivaneze, të cilët prisnin të paktën një telefon me procesor të arkitekturës Dual Core. Megjithatë në harkun e pak orëve distancë nga prezantimi i tij, janë bërë të ditura të dhënat e një smartpohne tjetër të ri HTC dhe bëhet fjalë për Revolver, i cili është i pajisur pikërisht me një procesor Dual Core 1.2 GHz, kamera të pasme me rezolucion 8.0 megapixel. Ka suport HSPA+, 16 GB memorie të brendshme dhe një ekran me prekje 4.3 polësh. Çuditërisht ai me sa duket është i pajisur me sistemin operativ Android 3.0,i cili duhet thënë se është përdorur vetëm në tableta. Megjithatë duhet thënë se kjo veçori e fundit bën të dyshohet mbi vërtetësinë e përshkrimit të HTC Revolver.
r.b/NOA