Uashington, 19 shkurt 2011, NOA- Kongresi Amerikan miratoi vendimin në të cilin parashikohen shkurtime kolosale në buxhetin federal.
Ky vendim u konsiderua nga ana e Republikanëve një fitore e tyre në Kongres.
Nuk do jenë pak, por plot 61 miliard dollarë, të cilat zbriten nga ky buxhet.
Nuk do të jetë shumë larg koha kur kjo shifër do të reduktohet, pasi është 30 shtatori data në të cilën do të përfundojë ky shkurtim.
Në mënyrë që vendimi i Kongresit të aprovohet, ai do të duhet të marrë miratimin e Senatit, që ndonëse me shumicë të dobët, vazhdon të kontrollohet nga partia demokratike e presidentit në fuqi.
Ndërsa nga ana e tij Presidenti i SHBA-ve Barack Obama nuk është dakord me këtë shkurtim.
Ky shkurtim vjen në një moment kur vendi është i përfshirë nga një deficit i lartë buxhetor.
a.y/NOA