E shtunë, 19 shkurt 2011, NOA- Pas largimit nga Shqipëria, Konsulli Grek i Korçës, i shumëpërfolur për deklaratat e tij për bashkimin e këtij shteti me Vorio-Epirin, nuk heq dorë nga ajo që ka thënë.
Gjatë një interviste të dhënë për mediat Greke konsulli Ikonomus, mbron sërish deklaratën e tij për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike.
Ai shtoi më tej se thirrjet e tij nuk janë të pabaza, pasi sipas tij, u mbështetën nga një sërë minoritarësh që jetojnë në Korçë.
Ditën e djeshme nga Athina zyrtare iu komunikua konsullit tërheqja nga detyra në shtetin shqiptar.
Shkak për këtë tërheqje sipas komunikatës Helene, ishin pikërisht deklaratat e tij me karakter tej mase nacionaliste.
Thëniet e Ikonomus, prekën në një masë të madhe edhe faktorin politik shqiptar, të cilët lëshuan një varg deklaratash kundër tij, ndërkohë që shoqëria civile duke marrë shkas nga thëniet e tij, ndërmorën një varg protestash.
a.y/NOA