Tiranë, 19 shkurt, NOA - Kryeministri Berisha i shoqëruar nga zonja e tij Liri Berisha ka ndjekur mbrëmjen e djeshme në Teatrin e Operës dhe Baletit aktivitetin e organizuar në kuadër të "Javës Kulturore Japoneze në Shqipëri", koncertin e grupit folklorik Japonez “Vairiki”.
Vairiki në gjuhën japoneze do të thotë “fuqia e harmonisë”, si simbolikë për të portretizuar harmoninë mes Shqipërisë dhe Japonisë.
Java kulturore japoneze e cila ka nisur në Tiranë në datën 14 shkurt është nismë e Ambasadës Japoneze dhe Zyrës së Konsullit të Nderit të Japonisë në Tiranë e organizuar nën kujdesin e qeverisë shqiptare. Organizimi i javës kulturore japoneze në Shqipëri ka njohur publikun shqiptar me kulturën popullore të një prej vendeve më të zhvilluar në botës dhe njëkohësisht me zhvillimet e kinematografisë së këtij vendi, duke dhënë një mesazh për zhvillimin dhe kulturën e këtij populli.
Koncerti i sotëm në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit me grupin “Vairiaki”, vijon këto aktivitete duke u pasuar me dy filma të prodhimit japonez, të cilët do të shfaqen në fundjave në Akademinë e Arteve për publikun shqiptar.
Në koncertin e shfaqur në TOB kanë qenë të pranishëm dhe Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, zëvendës kryeministri Haxhinasto si dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.
n.e/NOA