English

Masakrohet 21-vjeçari në Fier gjatë grabitjeje me dhunë

Fier, 19 Shkurt 2011 NOA – Minuta terrori dhe dëmtime fizike ka përballuar një djalë i ri në Fier, pasi në mes të qytetit, në mes të ditës, është grabitur me dhunë nga dy djem vendas.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ndodhi në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fierit dhe ka për viktimë, shtetasin Lintor R. 21 vjeç, banues në qytetin e Fierit.

Burime zyrtare nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Fier i thanë agjencisë NOA se po sot është bërë arrestimi në flagrance i Ergent Flamur Brace, 24 vjeç, lindur e banues në Fier, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Po ashtu, është bërë shpallja në kërkim e një shtetasi identiteti i te cilit nuk behet i ditur për arsye hetimi.

Këta të dy, ne bashkëpunim me njeri-tjetrin i kane vjedhur nëpërmjet ushtrimit te dhunës sendet personale orën e dorës floriri, varëse floriri, byzylyk floriri si dhe shumën prej 70.000 lekësh, Lintorit 21-vjeçar.

Gjate ecurisë së hetimeve këta shtetas dyshohen të jenë gjithashtu autorët e vjedhjes së ndodhur dje, të shumës prej 300 eurove në dyqanin e Këmbimit Valutor ne pronësi të shtetasit A.C ndodhur në fshatin Levan te rrethit Fier

Nga ana e shërbimeve të Policisë hetimet vazhdojnë intensivisht për dokumentimin e plote ligjor si dhe kapjen e autorit tjetër te kësaj ngjarjeje.

Policia tha se materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, per veprën penale te “Vjedhjes me dhune te kryer ne bashkëpunim”.

e.t/NOA

KOMENTE