English

Meta në Gjirokastër: Rama i ngre shqiptarët kundër njeri- tjetrit dhe kundër kombit

Gjirokastër, 19 shkurt 2011, NOA- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i shoqëruar nga deputeti i LSI-së në Gjirokastër Vangjel Tavo dhe nga të tjerë drejtues të LSI-së në këtë qytet , është ndalur sot paradite në qytetin e Gjirokastrës.

Gjatë fjalës së tij para Gjirokastritëve, Meta theksoi se 8 maji shënon ditën e mbrojtjes së vlerave të Shqiptarëve dhe rikthimit të tyre.

Ai u ndal gjerësisht edhe në ngjarjet që shoqëruan ditët e fundit Shqipërinë, duke thënë se politika e alternativës zero po pengon Shqipërinë.

“Populli i Tiranës dhe populli i Gjirokastrës do t’i thotë jo kësaj politike të dështuar kësaj politike antidemokratike, antieuropiane, antishqiptare, që punon kundër interesave të vendit tonë kundër interesave të kombit tonë, kundër interesave të shqiptarëve dhe afirmimit të tyre kudo që janë si një komb shtetformues, si një komb i lirë, që i aspiron t’i bashkohet familjes europiane dhe që ë ë fund pas 20 vitesh izolim është më pranë se kurrë familjes europiane falë edhe kontributit tonë”, u shpreh kreu i LSI-së.

Ai shtoi ndër të tjera se opozita luajti një rol kyç në mënyrë që të pengohej liberalizimi i vizave, por falë punës së palodhur të shqiptarëve dhe maxhorancës, shqiptarët e fituan këtë të drejtë.

Kreu i LSI tha se, Gjirokastra është penalizuar nga papërgjeshmëria e pushtetit vendor.

Më tej Meta deklaroi se, “Është kjo politikë e cila nuk shikon aspak përtej interesave të ngushta, e cila jo vetëm e ka zbritur në rrugë nga parlamenti, tempulli demokratik, ku duhet të japë alternativave të saj opozita, por është kjo alternativë e cila e ka bërë opozitën e sotme, që jo vetëm të kërkojë vijën e rrugës, por për fat të keq edhe përfaqësuesve më të keq të rrugës të atyre të cilët janë pikërisht 321 pjesëmarrës në demonstratës së 21 janarit me precedentë penalë, të dënuar për vrasje, për tentativa për vrasje, për përdhunime, për vjedhje ordinere, për trafiqe”.

Sipas tij, nuk mundet kurrsesi që një opozitë konstruktive e përgjegjshme të kërkojë ndihmën e këtij kontingjenti për të ardhur në pushtet për t’i garantuar popullit më shumë liri, më shumë demokraci dhe të ardhme Europiane.

Ai nënvizoi faktin se, Rama është përfaqësues i filozofisë së dhunës, i cili nxit shqiptarët kundër njeri-tjetrit dhe kundër interesave kombëtare.

Meta theksoi se, LSI qëndron e vendosur në vlerat e saj dhe se është më e motivuar se asnjëherë për të qenë gjithmonë konstruktive, një forcë shpresëdhënëse, konstruktive një forcë që kontribuon, një forcë e cila ofron energji më pozitive në këtë vend dhe kjo është e vetmja rrugë për të çuar përpara politikën shqiptare drejt standardeve europiane, kjo është e vetmja rrugë për të çuar përpara integerimit Europian të Shqipërisë dhe Gjirokastrës.

a.y/NOA

KOMENTE