English

Nënshkruan Thaçi: Zëvendëskryeministri do të jetë Serb

Prishtinë, 19 shkurt 2011, NOA- Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Behxhet Pacollin, Hashim Thaçi, ka nënshkruar një tjetër marrëveshje me SLS-në e Slobodan Perkoviçit.

Partia e serbëve që ka tetë deputetë, do të drejtojë Ministrinë e Pushteti Lokal, Ministrinë e Kthimit dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ndërkohë vetë Slobodan Perkoviç, do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit.

Një tjetër marrëveshje e nënshkruar nga Thaçi ishte edhe ajo me grupin e deputetëve të pakicave të tjera 6+, të cilëve do t’u takojë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërsa 6+ do të marrë gjashtë poste zëvendësministrash, SLS e Perkoviçit do të ketë tre poste të tilla.

a.y/NOA

KOMENTE