Shqipëria
Moti Neser - E shtune, 19 shkurt 2011
------------------------------------------------------
Sipas MeteoAlb: Mengjesi i neserm do te jete me vranesira dhe shira lokale ne veri dhe qender NDERSA me vranesira te dendura dhe reshje shiu e debore ne Jug te Shqiperise. Oret e mesdites do te sjellin intervale te shkurtra me kthjellime ne pjesen me te madhe te territorit, perjashtuar zonat malore te cilat do te mbeten me vranesira dhe reshje te izoluara.
Pjesa e dyte e dites do te sjelle permiresim te kushteve atmosferike duke bere qe reshjet te zhvendosen drejt zonave malore pergjate kufirit Lindor, duke e lene pjesen tjeter te shqiperise me vranesira dhe kthjellime te shkurtra.
Gjate nates parashikohet qe vranesirat te shtohen serish ne te gjithe vendin.
Temperaturate ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes POR mesdita nuk do te sjelle ndryshime te dukshme te temperaturave ne vend.
Erado të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim jugor NDERSA dallgezimi ne det do te mbetet 3 balle
Europa
Moti Neser– E shtune, 19 shkurt 2011
------------------------------------------------------
Edhe neser Gadishulli i Ballkanit do te dominohet nga vranesira dhe reshjet shiu e debore KU problematike do te paraqitet situata ne Ballkanin Juglindor SIDOMOS ne Greqi pasi reshjet do te bien me intensitete te larta here pas here te shoqeruara me stuhi te forta ere. Ne kushte e motit te paqendrushme do te jene Spanja, Franca dhe ishujt Britanike ku vranesirat dhe reshjet do te dominojne POR intesiteti i tyre do te jete i ulet NDERSA Europa Lindore dhe Qendrore do te mbeten me kthjellime ne pjesen me te madhe te dites, vranesirat do te shfaqen gjate pasdites. Vendet e balltikut do te kene probleme me mjegullen e dendur ne akset rrugore.
Ngjarje ekstreme në Europë:
E shtune, 19 shkurt 2011
-----------------------------------------------------------------
¨ Ballkani Juglindor alarmon reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;
¨ Spanja do te mbetet me rrebeshe shiu dhe stuhi ere;
¨ Ishujt Britanik do te rrezikohen nga rreshje shiu dhe debore.