English

Parashikimi i motit për 20 Shkurt 2011

Tiranë, 20 Shkurt 2011 NOA - Dita e diel parashikohet të sjellë përmirësim te kushteve atmosferike ne bregdet dhe zonat e ulta POR ne zonat jugore dhe juglindore do te kete vranesira dhe shira te dobet e afat-shkurter. Oret e mesdites do te jene me diell ne pjesen me te madhe te Shqipërisë.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb edhe gjate pasdites vranesirat dhe shirat e dobet do te vijojne ne zonat Lindore dhe Juglindore.

Ndersa e gjithe pjesa tjeter e territorit do te karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranesirash.

Ne mbremje dhe gjate nates parashikohet shtim i vranesirave ne te gjithe territorin shqiptar.

Temperaturat e mengjesit do te pesojne renie me 4 grade por mesdita do te sjelle renie te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim Jugperendimor, kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 2 balle.

Europa

Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te vijojne me vranesira dhe reshje shiu e debore te cilat do te jene me intensitet te ulet, problematike situata do te jete ne Itali, zonen e Alpeve si edhe ne Ballkanin Verior ku do te kete edhe stuhi te forta ere.

Po ashtu ne kushtet e vranesirave dhe reshjeve te shiut dhe te debores do te jene vendet e Europes Juperendimore, vendet Nordike si edhe Ishujt Britanike.

Por intensiteti i tyre do te jete disi me i ulet ndersa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit do te dominohet nga alternime vranesirash dhe kthjellimesh shoqeruar nga shira lokale dhe afat shkurtera.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Alpet do te mbetet me debore dhe ere te forte gjate dites;

Spanja alarmon per reshje shiu dhe stuhi te forta ere;

Ishujt Britanik do te rrezikohet per reshje shiu dhe debore.

e.r/NOA

KOMENTE