English

PDSH: Në Strugë punësohen vetëm maqedonasit

Strugë, 19 shkurt 2011, NOA- Dega e PDSH-së në Strugë gjatë takimit me gazetarët akuzoi edhe një herë koalicionin BDI-VMRO-DPMNE, që sipas kryetarit të kësaj partie, punësimet e reja në Strugë i ndërmori vetëm ndaj Maqedonasve.

Kryetari i Degës së PDSH-së në Strugë, Ziadin Sela, lidhur me punësimet e fundit theksoi: “PDSH, kishte reaguar kohë më parë lidhur me 9 punësimet e realizuara në “Pyjet e Maqedonisë”, ku të gjithë të punësuarit ishin maqedonas si dhe pak kohë më vonë kemi reaguar edhe për 40 punësime të tjera, të cilat u realizuan në Strugë, nëpër njësitë e ministrive rajonale, ku përsëri nuk kishte asnjë shqiptar. Vlen të theksohet se përkundër faktit që BDI është tashmë dy vjet e gjysmë në Qeveri, ministritë rajonale në Strugë akoma janë plotësuar me shqiptar. Para dy ditësh, në MPB, janë punësuar, respektivisht kanë marrë vendim 7 të punësuar të rinj dhe të gjithë maqedonas, me shkollim të mesëm. Disa prej tyre, janë të njohur për opinionin Strugan si pjesë e problemeve që kanë ndodhur në Strugë”.

Sipas Selës, këto punësime të fundit në MPB, janë bërë me ndihmën e zv/ministrit Xhevat Buçi, i cili bashkë me kolegët e tij të VMRO-së e inskenoi edhe incidentin në kalanë e Shkupit.

a.y/NOA

KOMENTE