English

Revoltat shpërthejnë dhe në Afrikë

Xhibuti, 19 shkurt, NOA - Edhe në Xhibutin afrikanolindor mijëra njerëz kanë demonstruar kundër qeverisë. Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Ismael Omar Guelleh, familja e të cilit është tashmë në pushtet prej më shumë se tre dekadash.

Forcat e sigurisë, sipas të dhënave të opozitës përdorën shkopinj gome dhe gaz lotsjellës kundër demonstruesve.

Situata paraqitet e rëndë dhe pritet që protestat e dhunshme të vazhdojnë. Që nga muaji janar vala e protestave është përhapur nga Egjipti, Tunizi, Algjeria dhe mjaft shtete të tjera.

a.k/NOA

KOMENTE