English

Sherr në Londër, arrestohen 19 shqiptarë

Londër, 19 shkurt, NOA - Policia britanike ka vënë në pranga 19 shqiptarë në Londër, pas përleshjeve ku mbetën tre të lënduar. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje kur bandat shqiptare janë zënë mes vetes në sheshin “Trafalgar” gjatë grumbullimeve për festimin e 3 vjetorit të pavarësisë.

Nga pasditja e djeshme deri të premten policia arrestoi 19 të rinj shqiptarë nga Kosova. Në përleshje, e cila sipas dëshmitarëve ka zgjatur mbi një orë e gjysmë, janë përdorur thika dhe armë të tjera të ftohta, si dhe shkopinj bejzbolli. Tre persona me këtë rast kanë marrë plagë, ata janë të moshës 18-19-vjeç. Shumica e pjesëmarrësve në sherr janë adoleshentë.

Mediat angleze raportojnë se në sherr ka pasur shqiptarë dhe kosovarë. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vërteta të sherrit.

Sheshi “Trafalgar” ndodhet në qendër të Londrës dhe pamjet e dhunshme të sherrit mes shqiptarëve janë cilësuar si mjaft të rënda nga mediat on-line britanike.

a.k/NOA

KOMENTE