Angli, 19 Shkurt NOA - Facebook ka shpëtuar jetën e një personi që po vuante nga apendesiti dhe kjo falë një diagnoze online të një prej miqve të tij në listë. Protagonisti është Peter Ball, një anglez, që mendonte se bëhej fjalë për një problem muskulor. Fati i tij ishte se ai lajmëronte të gjithë miqtë e tij në Facebook për dhimbjen shqetësuese në çdo moment. “Më dhemb aq shumë saqë tani eci si një plak”, - kishte shkruar ai.
Një mik i vjetër i tij në shkollë, i cili aktualisht ishte mjek, lexoi statusin dhe i sugjeroi diagnozën e mundshme nëpërmjet komenteve, e cila rezultoi korrekte. Ball, që tashmë është 30 vjeç, vrapoi menjëherë në spital dhe u operua me urgjencë. Apendesiti i tij ishte në gjendje shumë të keqe dhe rrezikonte të bëhej fatal për të. Kontakti i tij me Rahul Velineni, kirurg në një spital të Uellsit, i shpëtoi jetën.
“I detyrohem një pije” tha ai për gazetarët. Megjithatë Velineni pohoi: “Nuk mendoj se i kam shpëtuar jetën, thjesht i dhashë një shkelm në drejtimin e duhur”.
r.b/NOA