English

Vdes ish-presidenti i Tunizisë Ben Ali

Arabia Saudite, 19 shkurt, NOA - Zine el-Abidine Ben Ali, ish-presidenti i Tunizisë, i cili u arratis nga vendi pas protestave në janar, ka ndërruar jetë në një spital në Arabinë Saudite.

Lajmi njoftohet nga televizioni “France 24”. Përpara dy ditësh, e përditshmja “Le Monde” informoi e para se diktatori kishte pësuar një infarkt dhe ndodhej i shtruar në gjendje kritike në një spital në Xhedah.

Brenda disa orësh, edhe rrjetet e mëdha ndërkombëtare e konfirmuan lajmin e burimeve të së përditshmjes franceze.

Ben Ali ishte në koma dhe shanset e tij për mbijetesë ishin cilësuar 50-50.

a.k/NOA

KOMENTE