Prishtinë, 19 shkurt 2011, NOA- Pas nënshkrimit të marrëveshjeve për koalicionin qeverisës mes Hashim Thaçit të PDK-së dhe Behxhet Pacollit të AKR-së janë zbardhur edh emrat e parë të ministrave të rinj.
Mësohet se AKR-ja e ka propozuar Muhamet Mustafën në postin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike.
Ndërsa partneri i AKR-së, Partia Social Demokrate e Kosovës do të drejtojë Ministrinë e FSK-së. Ministër do të jetë kreu i PSDK-së, Agim Ceku.
Një tjetër post mësohet se është ai i Ministrit të Shëndetësisë, i cili do të jetë Ferid Agani nga Partia e Drejtësisë, po ashtu partnere parazgjedhore e AKR-së.
Ndërsa zëvendëskryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila do të drejtojë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Ajo që ishte dhe kusht për koalicionin ishte pikërisht edhe posti i Presidentit i cili pritet të mbahet nga Behxhet Pacolli, kryetar i AKR-së.
a.y/NOA