Laç, 19 shkurt 2011, NOA- Një zjarr ka rënë në një fabrikë këpucësh në qytetin e Laçit pak minuta më parë.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se si rrjedhojë e tij është djegur një pjesë e fabrikës, por fatmirësisht nuk e ka përfshirë të tërën.
Pas sinjalizimit për këtë rast në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësve dhe të policisë të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Lidhur me këtë situatë policia ka nisur menjëherë hetimet por nuk dihen ende arsyet e këtij zjarri të beftë.
Burime zyrtare nga policia konfirmojnë se zjarri është pikasur relativisht herët, duke bërë në këtë mënyrë evitimin e shkrumbimit të të gjithë fabrikës.
a.y/NOA