English

Arrestohen në Itali, u gjendet drogë 4 shqiptarëve

Savona, 20 shkurt 2011, NOA- Katër trafikantë Shqiptar të drogës kanë rënë në prangat e policisë Italiane, ditën e sotme.

Mediat Italiane bëjnë me dije se, në zonën e quajtur Savona janë arrestuar katër shtetas shqiptare me 2.2 kilogramë kokainë.

Sipas policisë Italiane thuhet se droga u gjet pas një kontrolli, ku policia ndaloi një kamion për kontroll në Vado Ligure.

Policia i ka ndaluar katër Shqiptarët dhe pritet të akuzohen për veprat penale të “Tregtimit të lëndëve narkotike”.

a.y/NOA

KOMENTE