English

Arrestohet i treti që vodhi NBG në Durrës

Vlorë, 20 shkurt, NOA – Policia ka arritur të arrestojë brenda dy ditëve personin e tretë të përfshirë në vjedhjen e bankës në Durrës. Burime nga Policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se personi i i arrestuar është Admirim Elezi, 36 vjeç banues në Durrës.

Ai është arrestuar sot në Vlorë, ndërkohë ishte shpallur në kërkim pas grabitjes së bankës dhe arresimit të të dy bashkëpunëtorëve të tij.

Mëngjesin e datës 18 shkurt, tre personat vodhën filialin e Bankës NBG në Durrës. Grabitja ndodhi rreth orës 09.10, në lagjen Nr. 4 të qytetit të Durrësit dhe pasi kanë kanosur me armë kanë vjedhur paratë që ndodheshin në bankë.

Uniformat blu të Durrësit pas lajmërimit mbërritën në vendngjarje bashkë me hetuesit e Prokurorisë së Rrethit dhe arritën të identifikojnë autorët.

Dje, në saj të një operacioni të policisë u u arrestuan Romeo Dollapi, 24 vjeç dhe Daso Jaupllari 41 vjeç, banues në Tiranë.

a.k/NOA

KOMENTE