English

Berisha: 20 shkurti dita e rilindjes së kombit

Tubimi festiv i FRPD, raportim direkt

Tiranë, 20 shkurt, NOA – UPDATE Kryeministri Sali Berisha u shpreh në festën e 20 vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit, “se 20 vite më parë PD-ja shënoi fitoren më të madhe në historinë e kombit më rrëzimin e komunizmit më të egër në Evropë”.

Ai u shpreh se kjo është datë e shënuar ku duhet të kujtohen të gjithë të rinte dhe studentët që rrëzuan bustin.

“Jemi mbledhur sot në këtë shesh të festojmë së bashku një nga ngjarjet më të rëndësishëm në historinë e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, 20 shkurtin ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit dhe ditën kombëtare të kujtimit të viktimave të komunizmit. Gëzuar ditën e lirisë”, tha Berisha.

Ai u shpreh se kjo është “dita e ngadhënjimit mbi shtypjen e egër dhe poshtërimit” ndaj së “keqes më të madhe që shqiptarët kanë njohur”.

më tej ai i ftoi të pranishmit për një minutë heshtje në shenjë respekti për të rënët e komunizmit.

a.k/NOA

Tubimi festiv i FRPD, raportim direkt

KOMENTE