Garmisch Partenkirchen, 20 shkurt 2011, NOA – Medalje e artë për francezin Jean-Baptiste Grange në përfundimin e garës speciale të botërorit të skive në Garmish Partenkirshen të Gjermanisë. Ndërkohë medaljen e argjendtë e mori suedezi jens Byggmark, ndërsa medalja e bronztë shkoi për italianin Manfred Moelgg, i cili në manshin e parë të garës kryesonte.
Ndërkohë skiatori tjetër italian Giuliano Razzoli ra që në manshine dytë të garës.
Për Italinë kjo është medalja e gjashtë e marrë në botërorin e Garmish Partenkirshen, i cili u mbyll sot.
mit/NOA