Tubimi festiv i FRPD, raportim direkt
Deputetja e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku tha sot në fjalimin e saj në mitingun e organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, se e djathta është e vetmja forcë që sjell ndryshimin në vend.
Ajo u shpreh se PD-ja ndryshe nga pjesa tjetër e politikës ka kujtesë dhe se mitingu festiv është një mënyrë për t’i thënë ndal demonstratave të dhunshme të PS-së.
“Ndryshimi ynë qëndron te kujtesa, ne jemi ndryshe nga vala me kujtesë të trembur
Jemi këtu port t’i thënë ndal demonstratës që vret ne bulevard”, tha ajo. Bulku shtoi se populli do paqe dhe mirëkuptim.
“Jemi së bashku se dimë të përfaqësojmë dhe të zgjedhim. Një forcë që i jep energji popullit të vet është burim i përhershëm i ndryshimit. Kjo forcë ka vetëm një emër, Sali Berisha”, tha Bulku.