Fier, 20 shkurt, NOA – Një 51-vjeçar i ka dhënë fund jetës gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan të Fierit dhe viktima quhet Enver Braka.
Babai i dy fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u qëlluar me çifte në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ka shokuar familjarët dhe gjithë banorët e fshatit. Mësohet se Braka ishte invalid dhe ditët e fundit kishte dhënë shenja se vuante nga depresioni.
Ndërkohë që në fshat ka shkuar policia dhe po heton ngjarjen duke pyetur edhe familjarët mbi ngjarjen.
a.k/NOA