English

Haradinaj: Koalicioni nuk pati në bazë programet e partive, por të kryetarëve

E diel, 20 shkurt 2011, NOA- Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, gjatë një interviste për një të përditshme Kosovare është shprehur se koalicioni Thaçi-Pacolli është një koalicion interesash.

Sipas tij koalicioni nuk pati në bazë të tij programet e partive, por të kryetarëve të tyre.

Gjatë intervistës së dhënë të përditshmes “Zëri”, ai shtoi se është totalisht kundër kandidaturës së Behxhet Pacollit për President.

Sipas tij, nëse Pacolli do ta ketë një kandidat kundërshtar, si Jakup Krasniqin apo Adem Demaçin, ata do t’i mbështesin fuqishëm.

Ai ka komentuar edhe situatën në vend, duke thënë se vendi prej drejtimit që po i bëhet nga qeveria e Hashim Thaçit po përjeton ditë të vështira, të cilat duket se me qeverinë e re do të thellohen më tej.

a.y/NOA

KOMENTE