Zvicër, 20 shkurt, NOA - Gjykata e rrethit në Saint Gallen në Zvicër ka dënuar kosovarin M. N. 28-vjeç pasi kishte torturuar tri mace. Në seancë gjykata ka marrë shumë pak përgjigje në lidhje me ngjarjen. “Pse e keni bërë gjithë këtë”, pyeste vazhdimisht gjykatësi.
M. S. rregullisht i mblidhte krahët duke thënë: “Nuk e di saktë”. Ai ende nuk ishte i vetëdijshëm se pse gjendej para trupit gjykues dhe se akuzohej për veprën penale “ushtrim mizerik, abuzim dhe shkaktim të vdekjes së dhimbshme të kafshëve”, pasi që të tri macet i kishte torturuar deri në vdekje. Ngjarja kishte filluar në dhjetor të vitit të kaluar, kur e dashura e tij J. S. (22-vjeçare) bashkohet sërish me te.
“Ne njiheshim që më parë dhe lidhja jonë rifilloi përsëri”, ka deklaruar M.S. para trupit gjykues. J. S. ia kishte hapur përsëri zemrën dhe banesën e saj, ndërsa M.S. i papunë e kishte shfrytëzuar gabimisht lidhjen e tyre. Ditë të tëra ai kishte qëndruar tek ajo, ndërsa ajo punonte rregullisht. M.S. nuk dinte se ç‘të bënte me vetveten dhe në gjithë këtë situatë, ai ia vrau tri mace zviceranes, njërën duke e goditur me grusht, ndërsa dy të tjerat me thikë të kuzhinës.
“Pse”, pyeste rregullisht gjykatësi, ndërsa M.S. përgjigjet: “Nuk e di, unë isha i sëmurë nga bronkiti, ndoshta kam qenë alergjik ndaj kafshëve”. Por, edhe përpos të gjithë këtyre dëmeve, zviceranja nuk e kishte dëbuar M. S. nga banesa. Në fund të seancës gjyqësore, Gjykata e shpalli fajtor të pandehurin për të gjitha akuzat, duke e dënuar me shtatë muaj burg me kusht, një dënim në të holla prej 1000 frangash zvicerane dhe 2000 franga shpenzimet gjyqësore. NOA/Ekspres