Prishtinë, 20 shkurt 2011, NOA- Ditën e sotme është nënshkruar edhe marrëveshja e fundit e koalicionit qeverisës së Kosovës.
Drejtuesit e PDK-së dhe ata nga Lista “Ibrahim Rugova”, pas takimeve të zhvilluara pa praninë e mediave kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion.
Mediat Kosovare konfirmojnë për zyrtarizimin e koalicionit duke thënë se nga marrëveshja e arritur, Lista do të ketë një zëvendëskryeministër, Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe do të ketë dy zëvendësministra.
“Zëvendëskryeministër do të jetë Bujar Bukoshi, ndërsa Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor do ta udhëheqë Dardan Gashi”, ka thënë Astrit Haraçija.
Mësohet ndërkaq se postet e zëvendësministrave do t’i mbajnë Fadil Kryeziu, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Dardan Stublla, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
Lista “Ibrahim Rugova” ka vetëm një deputet në Kuvend.
a.y/NOA