English

Kuzhinierët e ekipit italian, përgatiten për Kupën e Amerikës

Romë, 20 shkurt 2011, NOA- Ekipi i axurrëve prite të shkëlqejë në raportin ndërkombëtar të kuzhinës.

Ekipi i kombëtares Italiane të kuzhinierëve, është shpallur kampione kontinentale duke fituar në Dublin titullin e skuadrës më të mirë, përveç titujve të marrë për gatimet e ftohta dhe të ngrohta.

E shpallur tashmë skuadra e më e mirë, pjesëtarët e saj janë të ardhur nga e gjithë Italia, ku më i moshuari është 46 vjeçari nga Forli Cesena Gaetano Raguni dhe më i riu është 25 vjeçari nga Palermo, Giovanni Cappello.

Në këto momente ajo po mpreh thikat, për tu përgatitur për Kupën Amerikane të Kuzhinës që do të zhvillohet në 24 dhe 25 qershor në Dallas.

Gianluca Tomasi kapiteni i skuadrës, së bashku me anëtarët e tjerë kanë thënë për mediat amerikane se, objektivi i kuzhinierëve italianë është të ngjiten në podium si triumfues.

Strategjia e skuadrës italiane është edhe përdorimi vetëm i produkteve italiane, të cilët do të merren në supermarketet Italiane në SHBA.

a.y/NOA

KOMENTE