English

Lady Gaga, shëtitje në rrugë me tanga

Nju Jork, 20 shkurt, NOA - Këngëtarja Lady Gaga nuk mund të rrijë pa krijuar habi në çdo dalje të saj në publik. Së fundmi “ka lënë nam” në rrugët e Nju Jorkut, pasi ka dalë xhiro vetëm më të mbathura.

Në fakt kjo nuk ka ndodhur për shkak të ndonjë pakujdesie. Është thjesht stili i saj. Me një palë këpucë me takë të lartë, geta të zeza të shqyera, një xhuboks lëkure dhe më poshtë, vetëm veshjet intime.

Kjo është mënyra ekstravagante që Lady Gaga ka zgjedhur të befasojë qytetarët por edhe mediat. Por komentet e medieve rozë edhe këtë herë nuk i kanë kursyer kritikat. Në titujt e tyre që shoqëronin foton dhe pak komente bie në sy shprehjet “Lady Gaga” harron të vesh fustanin”.

Ndërsa më tej ndalen edhe në llojin e tangave që përdor këngëtarja e njohur, po pa arritur t’ja gjejnë dot saktësisht markën.

a.k/NOA

KOMENTE