English

Ligjërohet për të parën herë një parti islamike

Egjipt, 20 shkurt, NOA - Drejtësia egjiptiane shpalli për të parën herë si të ligjshme një parti islamiste. Programi i Partisë islamiste Uasat el Gadid është një kontribut për jetën politike të vendit, u shpreh gjykata administrative egjiptiane.

Partia është shkëputur prej Vëllazërisë zyrtarisht të ndaluar Myslimane. Ajo bën reklamë për një formë tolerante të fesë islame. Në Egjipt do të zgjidhet në gjashtë muajt e ardhshëm një parlament i ri. Deri në rrëzimin e presidentit Husni Mubarak Partia e tij NDP ishte e vetmja parti politike me rëndësi në Egjipt.

NOA/DV

KOMENTE