Tiranë, 20 shkurt, NOA - Pas mbylljes së fjalës së kryeministrit Sali Berisha, festa e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka vijuar me pjesën artistike të saj. Drejtuesja e koncertit Çiljeta Çilaga ka përshëndetur të pranishmit dhe ka kënduar një këngë nga repertori i saj. Ndërkohë që një pjesë e pjesëmarrësve në miting janë larguar, pak minuta pas fjalës së kryeministrit Sali Berisha.
Aktivitet festiv organizohet nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike me rastin e 20 vjetorit të rrëzimit të bustit të ish-diktatorit të Enver Hoxha.
a.k/NOA