Tiranë, 20 shkurt, NOA – Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Nën Tereza” për të marrë pjesë në mitingun festiv të Partisë Demokratike, për 20-vjetorin e rrëzimit të komunizmit.
Aktualisht njerëzit janë duke u drejtuar nga rrugë të ndryshme të qytetit për tu mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” dhe në afërsi të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Mësohet se koncerti do të hapet nga këngëtarja Çiljeta Çilaga, e cila është njëherazi dhe anëtare e Këshillit Kombëtare të PD-së. Ndërsa më pas do të flas deputetja e PD-së dhe një prej protagonisteve të Lëvizjes së Dhjetorit gjatë vitit 1991, Rajmonda Bulku.
Gjithashtu kreu i qeverisë dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha do të mbajë një fjalim në këtë aktivitet. Më pas aktiviteti do të vazhdojë me performancën e këngëtarëve të ftuar.
a.k.NOA