English

Modeli i ri i makinave, në bord dhe 2 “iPad”

Tiranë, 20 shkurt, NOA - Gjiganti i prodhimit të makinave angleze “Range Rover” do të prezantojë në sallonin e Gjenevës edicionin më të fundit të saj. Bëhet fjalë për një prej modeleve më luksoze të makinës angleze. “Range Rover Autobiography”, është edicioni i fundit i kësaj marke që është cilësuar nga teknikët si një kryevepër e cilësisë dhe teknologjisë më të fundit.

Makina do të nxirret në shitje në nga data 3 deri në 13 mars. Ndërsa bëhet e ditur se ka një numër shumë të vogël në treg, vetëm 500 ekzemplarë për gjithë botën. Të veçantat e kësaj serie kanë të bëjnë me përdorimin e mjeteve luksoze brenda makinës.

Për herë të parë “Range Rover” ka futur në sistemin e brendshëm të makinës edhe dy kompjuter “Apple iPad”. Kompjuterët janë të vendosur në pjesën e pasme të saj dhe ofrohen më shërbimin e internetit satelitor.

Por kompjuterët kanë dhe ndikim në sistemin e kontrollit me anë të një komande të veçantë.

Ndërsa pjesa më luksoze ka të bëjë me gjithë pamjen e jashtme dhe të brendshme. Xhamat, dyert, sediliet dhe gjithçka që mban brenda makina janë bërë me materiale shumë të kushtueshme.

Pjesa e pasagjerit pas është bërë me lëkurë dhe korniza druri të shtrenjtë. Brenda saj është vendosur dhe një milibar i përshtatshëm për hapësirën e këtij mjeti.

Për të gjitha këto investime që teknikët e “Range Rover” kanë bërë për këtë model të ri makine ka dhe një çmim mjaft të kripur. Mendohet se çmimi i parë i këtij modeli është rreth 150 mijë euro.

Ndërkohë që çmimi i kësaj makine është edhe më i lartë në SHBA. Në SHBA janë blerë në mënyrë të menjëhershme rreth 70 model të tilla makinash me një vlerë prej 170 mijë dollarësh për secilën.

a.k/NOA

KOMENTE