English

Muajin e ardhshëm propozime të reja për emrin

Shkup, 20 shkurt 2011, NOA- Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç pritet që gjatë muajit mars të propozojë një pako të re për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Paralajmërimi i tillë është bërë nga burime qeveritare në Shkup, të cilët theksojnë se zgjidhja e emrit po ndiqet nën hije nga SHBA-të, të cilët kanë insistuar zgjidhjen e shpejt të kontestit të emrit. “Administrata amerikane është e interesuar për zgjidhjen e shpejt të këtij kontesti, dhe se ajo do të vazhdojë mbështetjen në këtë proces, mirëpo gjithçka pritet të definohet gjatë muajit të ardhshëm, pasi që nuk dihen detaje të qarta nga takimi i kryeministrit Nikolla Gruevski me nënpresidentin Joe Biden dhe sekretaren amerikane Hillary Clinton”, thuhet në mediat Kosovare.

Në fillim të këtij muaji, ndërmjetësi i OKB-së për emrin, diplomati amerikan Nimiç u takua me palët negociatore nga Shkupi dhe Athina, mirëpo ky takim ishte vetëm i karakterit informativ për njohjen e qëndrimeve të fundit të të dyja palëve, pas një pushimi të gjatë të procesit.

Nimiç më 24 shkurt do të vijojë punën e tij intensive në zgjidhjen e kontestit dhe se ai do të shqyrtojë një pako zgjidhjes e cila do ti ofrohet Shkupit dhe Athinës për kompromis.

(INA)/ NOA

KOMENTE